Roberto Vivaldelli

Ekskluzivisht në InsideOver disa ditë më pare u tha se administrata Trump ka vendosur të deklasifikojë dokumente shumë sekrete në lidhje me Russiagate. Siç raportohet nga Fox news, dje, presidenti i komisionit gjyqësor të Senatit, Republikani Lindsey Graham, lëshoi një seri dokumentesh të deklasifikuara duke e quajtur hetimin Crossfire Hurricane “një nga hetimet më të paafta dhe të korruptuara në historinë e FBI dhe Departamentit te Drejtësisë”. Si kryetar i Komisionit gjyqësor të Senatit, thekson Graham, “kam vendosur të lëshoj të gjitha transkriptimet e depozitimeve që përfshijnë mbikëqyrjen e komisionit të Senatit mbi hetimin Crossfire Hurricane. Kemi publikuar sa më shumë material qe mundem ”, thekson ai.

“Hetimi Crossfire Hurricane është një farsë”

Gjykata Fisa, shpjegon Lindsey Graham, “është mashtruar. Hetuesit, me disa përjashtime të dukshme, ishin tepër të njëanshëm dhe i përdorën pushtetet e tyre për qëllime politike. Viktimave të hetimit u është kthyer jeta përmbys. Shpresa ime është që hetimet e kundërzbulimit do të frenohen dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë në Amerikë. Udhëheqja e FBI nën James Comey dhe Andrew McCabe ishte ose tepër e paaftë ose me vetëdije lejoi keqbërje të tmerrshme. Kërkesat për një mandat të FISA-s kundër Carter Page – një ish-bashkëpunëtor i Trump – ishin një farsë, dhe ata që i nënshkruan ato pranuan se nëse do ta dinin atë që dinë tani, ata nuk do ta nënshkruanin atë.Eshtë e vështirë të besohet se zyrtarë të lartë të FBI-së nuk e dinin se dosja Steele ishte mohuar. Eshtë po aq e vështirë të besosh se paralajmërimet e CIA-s dhe agjencive të tjera mbi besueshmërinë e Christopher Steele dhe dosjes së tij nuk ishin të njohura nga drejtuesit “.

“FBI e dinte për kontaktet e Mifsud me inteligjencën”.

Në dosjen Handling Agent 1 Redacted, procesverbali i marrjes në pyetje të komitetit të drejtësisë të Senatit Amerikan në 3 Mars, 2020 te agjentëve te FBI-së që kryen hetimin në Russiagate, del edhe emri i Joseph Mifsud, profesorit misterioz Maltez që bashkëpunoi me Linkun Campus te Romës. Sipas rindërtimit zyrtar, docenti Maltez i zhdukur Mifsud i tha Papadhopulosit se ai kishte mësuar se qeveria ruse posedonte “materiale kompromentuese” (të pista) mbi Hillary Clinton “në formën e email-eve”. Në atë pikë, ish-këshilltari i presidentit do t’ia kishte përsëritur këtë informacion Komisionerit të Lartë Australian në Londër, Alexander Downer, i cili nga ana tjetër raportoi gjithçka tek autoritetet Amerikane. Nga këtu, më 31 korrik 2016, FBI hetoi lidhjet e pretenduara midis Trump dhe Rusisë, akuza që më vonë u demonstruan të paqëndrueshme.

Siç vëren eksperti i inteligjencës Chris Blackburn në Twitter, duke shfletuar procesverbalet, “FBI e dinte që Joseph Mifsud po punonte me trajnerë italianë të inteligjencës në Link Campus në Romë. Sepse edhe FBI ka punuar atje. Padyshim që Mueller nuk donte ta përfshinte atë në raportin e tij ”. Ai qe çdo gje përveç “agjent rus”. Siç tregon RealClearInvestigations, pasi Mifsud u identifikua si njeriu që dyshohet se fliste me Papadopulos, ekipi i Mueller e përshkroi atë si një person me kontakte të rëndësishme ruse. Sidoqoftë, ky përshkrim i docentit maltez injoroi lidhjet që Mifsud kishte me qeveritë perëndimore, politikanët dhe institucionet, duke përfshirë CIA, FBI dhe shërbimet e inteligjencës britanike. Eshtë kurioze me të vërtetë që pavarësisht nga roli qendror i Mifsud në hetim, FBI zhvilloi vetëm një intervistë të shkurtër me të në hollin e një hoteli në Washington, DC në Shkurt 2017. Ekipi i Mueller më vonë afirmoi që Mifsud u ka furnizuar deklarata të rreme agjentëve te FBI-së por nuk e fajësoi atë siç ndodhi me Papadopulos. Si mund të ishte ai një agjent rus? Dhe nëse do ishte, pse nuk u mor në pyetje?

Dosja Steele

Duke gërmuar midis dokumentet e deklasifikuara të publikuara nga Graham, dalin kontradikta të reja të pabesueshme në lidhje me dosjen e Steele që akuzonte Donald Trump për bashkëpunim me Kremlinin. Siç vëren John Solomon në Just the News, pak para se FBI të përdorte dosjen e tij për të marrë një mandat mbikëqyrjeje kundër fushatës Trump, Christopher Steele u takua me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe ka transmetuar informacione që sugjeronin se Moska po kryente një operacion në konsullatën ruse në Miami. Kishte vetëm një problem me këtë informacion nga ish-spiuni britanik: Rusët nuk kishin një konsullatë në qytetin më të madh në Florida. Kjo flet shumë për besueshmërinë e tij.

Qershorin e kaluar, u shperndane dokumente te deklasifikuara nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe dhe iu dorëzuan Senatorëve GOP Chuck Grassley dhe Ron Johnson, ato tregojnë se në fillim të vitit 2017 komuniteti i inteligjencës dhe zyrtarët e lartë të administratës Obama e dinin që dosjeri i skredituar për bashkëpunimin e supozuar midis fushatës Trump dhe Rusisë,realizuar nga ish-spiuni britanik Christopher Steele dhe financuar nga Fusion Gps, Washington Free Beacon, Fushata Hillary Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat, nuk ishte i besueshëm. Ratcliffe lëshoi bashkëngjitur me dy faqe, konkluzionesh te janarit 2017 te FBI, CIA-s dhe Agjencise se Sigurisë Kombëtare mbi bashkëpunimin e dyshuar rus, ku është shkruar e zeza mbi të bardhë se informacioni i dhënë nga Steele për byronë ishte konfirmuar “në mënyrë të limituar” .

Në pritje të Durham

Në fillim të dhjetorit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr nominoi John Durham si Prokuror Special. Kjo do të garantojë një mbrojtje më të madhe për Durham, i cili po heton origjinën e Russiagate, dhe për të parandaluar që ai të pushohet nga puna nga administrata Biden. Siç raportohet në dokumentin e cituar nga Associated Press, Barr shkruan se Durham është “i autorizuar të hetojë çdo zyrtar federal, punonjës ose çdo person ose entitet që ka shkelur ligjin në lidhje me inteligjencën, ose aktivitetet kundër-inteligjencës” të kryera në 2016 kundër personave të lidhur me fushatën Trump.

VERITAS.COM.AL