Kosova dhe Izraeli sot kanë arritur marrëveshje për njohje reciproke.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook, pas marrëveshjes së arritur.

“Një ditë tjetër e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Facebook.

Për njohjen reciproke Kosovë-Izrael ka folur edhe kryeministri izraelit.

Benjamin Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”.

VERITAS.COM.AL