Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se do të donte ta zgjidhte në rrugë diplomatike krizën e Koresë së Veriut, por a është e mundur për këtë ‘konflikt madhor, madhor’.

Në një intervistë dhënë për Reuters, ai çmoi Presidentin e Kinës Xi Jinping për qëndrimin ndaj Koresë së Veriut, duke e quajtur atë ‘një burrë shumë i mirë’ i cili e do vendin e tij.

Zoti  Trump gjithashtu tha se ka qenë “shumë e vështirë” Kim Jong-un që të qeverisë Korenë e Veriut në këtë moshë kaq të re.

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara është mbledhur për të diskutuar çështjen e Koresë së veriut, sot, e Premte. Kina i ka thënë Shteteve të Bashkuara se do të imponojë sanksione për Korenë e  Veriut nëse do të vazhdojë prova të tjera bërthamore të mëtejshme- tha sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson.