Presidenti i Shteteve të Bashkuara foli përpara Asamblesë së Përgjithshme për rezultatet e arritura nga administrata e tij. Por pritja nuk ishte më e mira

Nga: Lorenzo Vita 

“Sot jam përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të ndarë progresin e jashtëzakonshëm që kemi bërë, Për më pak se dy vjet administrata ime ka arritur më shumë se pothuajse asnjë administratë tjetër në historinë e vendit tonë” dhe shpërtheu një qeshje kolektive e të gjithë Asamblesë së Përgjithshme.

Filloi kështu fjalimi i Donald Trump në Kombet e Bashkuara.

Dhe është sinjali i parë që diçka është prishur përfundimisht mes Shtëpisë së Bardhë dhe kombeve të përfaqësuara në Pallatin e Xhatë. “Nuk e prisja këtë reagim, por çdo gjë ok gjithsesi,” përfundon Trump, duke komentuar te qeshurat e liderëve të tjerë. Por është e qartë se imazhi peshon dhe shume madje në fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Pas momentit të sikletit, Trump rifilloi fjalimin e tij. Dhe është një listë e të gjitha pikave kyçe të politikës së saj të jashtme, të fokusuar mbi Korenë e Veriut, Sirinë, Iranin dhe luftën tregtare.

Mbi frontin korean, presidenti amerikan ka  falënderuar Kim Jong-un për progreset e bëra deri në këtë moment. Titullari i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se në muajt e fundit “testet bërthamore janë ndalur, pengjet janë liruar dhe raketat nuk fluturojnë me nga Koreja e Veriut në kufirin me Korenë e Jugut”.

Të gjitha sinjalet për të cilat presidenti amerikan  është gjerësisht i kënaqur dhe për te cilën falënderon jo vetëm Pyongyang-un por edhe qeveritë që e bënë të mundur marrëveshjen me Korenë e Veriut dhe në të cilën nuk është përmendur Rusia.

Nga fjalët pajtuese ne drejtim te Koresë së Veriut, për të cilën presidentit amerikan përsërit, pavarësisht nga te gjitha, mbajtjen e sanksioneve deri në denuklearizimin e plotë, kalon te Irani. Dhe këtu tonet bëhen shumë të forta.

Trump nuk ka përdorur gjysmë terma në drejtim te qeverisë iraniane. Dhe duket se është kthyer në fazat më të nxehta të përplasjes midis Teheranit dhe Uashingtonit. Sipas liderit amerikan, çfarë është në pushtet në Iran është një “regjim brutal dhe i përgjakshëm“. “Udhëheqësit e saj vjedhin burimet e vendit të tyre për të përhapur kaosin në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme. Dhe, duke konfirmuar vullnetin për të ndihmuar popullin iranian, presidenti amerikan në fakt vazhdon të mbështesë hipotezën e një ndryshimi të regjimit, edhe në qoftë se udhëheqësit e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit kanë tendencë ta përgënjeshtrojnë këtë eventualitet.

Por nëse Trump mbron, sipas tij, popullin e Iranit, nga ana tjetër, gjithashtu shpall sanksione të reja “nëse situata nuk do përmirësohet“. Sanksionet që për Trump kanë për qëllim goditjen e pushtetit iranian, por që në fakt detyrojnë gjithë vendin në një spirale të krizës ekonomike dhe sociale dhe, rrjedhimisht, politike. Një presion që rrezikon të çojë ne kolaps sistemin.

Ajo e Teheranit, ka shtuar Trump, është një “diktaturë që ka përdorur  këto fonde për të kryer vrasje dhe masakra në Siri dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara kanë çuar përpara një fushatë për ti mohuar fonde Iranit. Nuk mund ti lejojmë vendeve te botes te sponsorizojnë terrorizmin as ti lejojnë një regjimi që ka kërcënuar vdekjen e Shteteve te Bashkuara dhe Izraelit të ketë mjetet për të ndërtuar raketa bërthamore të afta për të shkatërruar botën “.

Fjalë që duket se mohojnë çdo mundësi për marrëveshje me Teheranin. Por nuk duhet harruar edhe  përshkallëzimi verbal me Korenë e Veriut përpara se të arrihej. Pakti i Singaporit .

Dhe persa i përket Lindjes së Mesme, dhe për rrjedhojë edhe Iranit, interesant edhe kalimi tek lufta në Siri. Presidenti amerikan përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luftojnë “për të zgjidhur konfliktin në Siri, qe me copëton zemrën. Ti kërkojmë Kombeve te Bashkuara të udhëheqin dhe të forcojnë procesin e paqes”, duke çuar në një “zgjidhje politike”. Dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për të bombarduar ushtrinë siriane në rast të përdorimit të armëve kimike.

Një luftë në të cilën janë përfshire edhe vendet arabe, të cilave Trump përsëri i shtriu dorën, duke thënë se janë impenjuar ne nivel financiar për popullsinë siriane. Deklarata që, në dritën e lidhjeve të monarkive të Gjirit me milicitë islamike që kanë shpërthyer në Siri, na lënë shumë përplasje. Por, si përfundim ky fjalim është simbol i politikës së jashtme të presidencës amerikane. Dhe administrata e tanishme ka bëre menjëherë të qartë se lidhja e saj me mbretëritë e Gjirit Persik është më shumë se solide. Rrethimi i Iranit është prova më e qartë për këtë.

Veritas.com.al/