AFP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditën e Premte i zbuti sulmet e jashtëzakonshme kundër planeve të Britanisë mbi Brexit, duke vlerësua lidershipin e Theresa May dhe duke insistuar se lidhjet mes dy vendeve “kurrë nuk kanë qenë më të forta”.

Vizita e parë zyrtare e Trump në Britani Trump ishte vënë nën hijen e kritikave të tij të ashpra ndaj planeve të MAy për largimin nga Bashkimi Europian, i c ili rrezikon inkurajimin e revoltave në radhët e skeptikëve brenda partisë së saj.

“Gjithçka bëni është Ok, për ne, vetëm bëni të sigurt se ne do të bëjmë tregti së bashku; kjo është gjithë çështja”, Trump i tha May pas bisedimeve, ndërsa protestat shumëngjyrëshe të dhjetëra mijërave, përfshirë edhe “Trump Baby” marshonin në rrugët e Londrës.

Në konferencën për shtyp mbajtur në shtëpinë kështjellë të shekullit 16, ai në mënyrë të përsëritur çmoi lidershipin e May, duke thënë se ajo ishte “një grua e tmerrshme”, dhe duke pranuar se Brexit është një “situatë e vështirë”.

Të dy u takuan vetëm pak orë pasi një intervistë për ‘The Sun’, e dhënë nga Trump, ishte publikuar, në të cilën Trump tha se planet e May për të ardhmen e afërt dhe lidhjet me BE mund të vrasin shpresat për tregti me Shtetet e Bashkuara”.

Veritas.com.al/