Presidenti i Shteteve të Bashkuara është ftuar nga Vladimir Putin në Moskë, por pritet akoma ftesa zyrtare .Vazhdon dialogu mes dy liderëve pavarësisht nga kundershtimi i ashpër në Amerikë

Nga: Lorenzo Vita/  Il Giornale

Dialogu midis Donald Trump dhe Vladimir Putinit vazhdon.

Dhe tani, pas ftesës së Trump homologut te tij rus që ta ketë në Uashington, ka ardhur ftesa e liderit rus për presidentin amerikan që të takohen në Moskë. Ftese ende jo formale, por reale, dhe qe tregon se dy liderët duan të takohen.

Pavarësisht nga lufta e brendshme në Shtetet e Bashkuara kundër një presidenti të akuzuar për besim të tepruar dhe respekt ndaj homologut të tij rus, Donald I bie drejt. Në ditët e kaluara ishte folur për hipotezën e udhëtimit të Putinit në Uashington. Shtëpia e Bardhë shpresonte të kishte kreun e Kremlinit në Uashington në fund të vitit 2018, por kushtet nuk duket se jane pjekur. Dhe e ka theksuar edhe Putin duke folur për problemet politike në Shtetet e Bashkuara.

Në Amerikë ende nuk janë të gatshëm të presin një kryetar shteti të një vendi që Shteti i thellë dhe opozita e konsiderojnë armik si në kohën e Luftës së Ftohtë. Dhe me Russiagate qe akoma është ne tave, një vizitë e Putin duket e papërshtatshme. E ka evidentuar vete këshilltari per Sigurine kombëtare, John Bolton : “Presidenti beson se takimi i ardhshëm bilateral me Putin do të zhvillohet pasi gjuetia e shtrigave mbi Rusinë te ketë mbaruar, prandaj  kemi vendosur që do të jetë pas ditës së parë te vitit” .

Por kjo “gjueti shtrigash” nuk e ndali Trumpin te dialogojë me Kremlinin. Dhe kështu, tani vjen lajmi se jo vetëm presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte i ftuar në kryeqytetin rus nga Putini, por se “ai është i gatshëm të vizitojë Moskën nëse ai merr një ftesë zyrtare”. Për ta deklaruar, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një deklaratë të përhapur pas fjalëve të Putinit qe, në konferencë shtypi në Johanesburg për takimin e BRICS, kishte deklaruar se kishte ftuar Trump në Moskë.

Të dy udhëheqësit  pra vazhdojnë ne rugën e dialogut. Armiqtë e këtij ctensionimi janë shumë, të brendshëm si dhe të jashtëm, por dëshira për të gjetur një kanal të drejtpërdrejtë kapercen edhe kundërshtimet. Në fund, arsyet për tu takuar nuk mungojnë. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në të gjitha krizat ndërkombëtare dhe shpesh në fronte te kundërta. Nga Siria në Ukrainë, nga Bashkimi Europian në Kinë deri në Korenë e Veriut dhe në tregun e energjisë, Moska dhe Uashingtoni duhet të dialogojnë. Shkon për fatin e dy superfuqive, por gjithashtu, në fund të fundit, të botës sonë. Me gjithë respektin ndaj atyre qe kundërshtojnë per motivet ideologjike ose politike.

VERITAS.COM.AL/