Presidenti Donald Trump do të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Iranin, kur mbledhja vjetore e liderëve botërorë pritet të mbahet në Nju Jork këtë muaj.
Ambasadore e Shteteve të bashkuara në OKB, Nikki Haley tha të martën se takimi do t’i kushtohet destabiltetit në Lindjen e Mesme dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare që vazhdon të sfidojë rajonin e trazuar.
“Ai do të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të gjykuar mbi shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga Irani”, tha ambasadore Haley në një konferencë shtypi.
Veritas.com.al/