Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka premtuar se “do t’i mbajë të bashkuara familjet” e emigrantëve. Deklaratën e bëri zoti Trump mes një furie reagimesh mbi ndarjen e fëmijëve nga familjet pa dokumente.

“Unë po nënshkruaj diçka të vogël që kjo të ndodhë”, iu tha reporterëve në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë gati draftin e një urdhri ekzekutiv që do të ndalojë politikën e ndarjes së fëmijëve nga familjet, ndonëse formulimi dhe shtrirja e veprimit të tij, janë ende të paqarta.

Zoti Trump më parë u kishte kërkuar ligjvënësve që të kalojnë një ligj që i jep fund ndarjes në familje.

Presidenti Republikan, gjithashtu, do që ligji mbi emigracionin të jetë më i ashpër.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të votojë të Enjten legjislacionin mbi emigracionin i cili do të ndalojë ndarjen e fëmijëve emigrantë prej familjeve të tyre.

Veritas.com.al/