Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se do që Rusia të jetë pjesë e grupit  G7 mes shteteve kryesorë të industrializuar.

Rusia u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, por zoti Trump tha se kërkon që vendi të ripranohet në G7.

Nisja e takimit ka treguar mosmarrëveshje mes presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjerë mbi imponimin e tarifave të tregut.

Me sa duket, do të ketë mosmarrëveshje me Trump edhe mbi paktin me Iranin dhe për ndryshimin e klimës.

Presidenti Trump, me propozimin e tij, vijëzoi një hendek më të thellë mes shteteve pjesëmarrës në grupin G7.

Gjithashtu të inatorur për shkak të tarifave të vendosura nga Trump dhe me marrëveshjet si e Iranit e klimës, aleatët e tjerë perëndimor të G7, tani ballafaqohen me një çarje tjetër mes Perëndimit të bashkuar kundër agresionit Rus.

Para se të hipte në Air Force One për të fluturuar drejt Kanadasë, e cila po mirëpret samitin në La Malbaie në veri të Quebec City, Trump bëri thirrje për kthimin e grupit siç ishte para vitit 2014, formula “G8”.

Veritas.com.al/