Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se ushtria amerikane ka nisur sulme në Iran.

Përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social, ai ka thënë se “pak kohë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacione të mëdha luftarake në Iran”.

“Objektivi ynë është që t’i mbrojmë amerikanët duke e eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish të tmerrshëm”, ka thënë Trump përmes një videoje të publikuar në këtë rrjet.

Ai ka thënë se sulmet kanë ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë tentuar vazhdimisht që të arrijnë marrëveshje me Iranin.

Trump ka shtuar se tani “do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe industrinë e tyre të raketave. Do të zhduken plotësisht”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *