Nga: Veritas.com.al/

Rreziku i një Lufte të tretë pas krizës së marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është shfaqur, së pari në mediat amerikane. Edhe analistë të ndryshëm të çështjeve ushtarake dhe të luftës, kanë thënë se kjo nuk është “larg”.

Donald Trump, kandidati republikan për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, në një iniciativë diplomatike për të ndaluar rrezikun e Luftës, do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Por Trump thotë se do ta takojë Putinin menjëherë sa të mbarojë fushata elektorale në Amerikë, dhe para 20 Janarit 2017 kur inaugurohet posti i presidentit të ri.

Sigurisht, Donald Trump shton në deklaratë se “në qoftë se do të zgjidhet president i Amerikës”, do të ndërmarrë iniciativën e bisedimeve me Putin kundër Luftës.

Në një intervistë me një radio që drejtohet nga Michael Savage, ditën e Hënë, kandidati Republikan Donald Trump  tha se në qoftë se fiton zgjedhjet në Nëntor, mund të takojë Presidentin e Rusisë, Putin, para inaugurimit në Janar.

Tramp tha se marrëdhëniet me Rusinë janë më të përkeqësuar se kurrë që nga Lufta e Ftohtë, me tensione të larta për shkak të luftimeve kundër ISIS në Siri, mbi pavarësinë në Europën Lindore, mbi akuzat e ndërsjella për çështjet “cyber” sikur Moska po përpiqet të ndikojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

“Problemi është se Putin nuk ka pikën e respektit për Obamën”, tha Trump në intervistë me radion ku është i ftuar shpesh, “The Savage Nation.”

Edhe kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara, Jill Stein- kryetare e Partisë së Gjelbër, që deri më tani ka 2-3 për qind të votave, ka deklaruar se “po fitoi Hillary Clinton, do të kemi luftë”.

/WND.com- Veritas/