Kandidat Republikan Donald Trump i sugjeroi zonjës Clinton që të heqë dorë nga armët dhe “të shikojë çfarë do të ndodhë me të”
Ai iu tha reporterëve se rivalja e tij “donte të shkatërronte amendamentin e Dytë”, duke iu referuar të të drejtës për mbajtjen e armëve.
Ekipi i zonjës Clinton ka akuzuar zotin Trump për “nxitjen e popullit drejt dhunës”.
Duke folur në një miting në Miami të Premten, kandidati Republikan tha, sigurisht me sarkazëm, se: “Unë mendoj se bodyguardët e saj duhet të hedhin të gjitha armët. Ata do të çarmatosen, kështu!?”
“ Lini armët, ajo nuk do armë. Lini armët dhe do të shikoni çfarë do të ndodhë me të. Ok, kjo do të ishte shumë e rrezikshme”.
Robby Mook, anjë zëdhënës i zonjs Clinton, tha: “Kjo bëhet për të provokuar protestuesit në turma, ose është thjesht rastësore, ose është një shaka; por është e papranueshme për cilësitë e një njeriu që po pret postin Komandantit të përgjithshëm”
“Kjo lloj bisede mund të jetë jashtë lidhjes me një kandidat për president”.
Zonja Clinton ka kërkuar një shtrëngim në kontrollin e armëve, por njëkohësisht ka theksuar mbështetjen për Amendamentin e Dytë, duke thënë në Konventën e Demokratëve se “Nukj jam këtu për të hedhur tej armët tuaja”.
/Sipas BBC/