Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se raportet e vendit të tij me Rusinë janë në një ‘nivel të rrezikshëm’ mes armiqësisë së Kongresit mbi sanksionet e reja të imponuara kundër Moskës.

Zoti Trump i miratoi masat ditën e Mërkurë, pavarësish se i quajti ‘të çala’.

Rusia tha se sanksionet e reja janë të barasvlershme me ‘luftën në shkallën më të lartë’.

Ligji e ndëshkon Rusinë për një ndërhyrje të dyshuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe mbi veprimet ndaj Ukrainës.

Zoti Trump e ka kundërshtuar projektligjin, që gjithashtu përmban masa kundër Koresë së Veriut dhe Iranit, përderisa ato e pengojnë që të lehtësojë sanksionet pa konsensusin e Kongresit.

Veritas.com.al/