Dje, e Premte, Presidenti i zgjedhur Donald Trump shpërndau një letër që ka marrë nga Presidenti Rus, Vladimir Putin, me rastin e Krishtlindjeve.

Sipas përkthimit të letrës së marrë me 15 Dhjetor, e siguruar nga ekipi i Donald Trump, Putin shkruan se shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të veprojnë në një “rrugë pragmatike dhe konstruktive” për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në botë.

Në një deklaratë, Trump e quajti atë një “letër shumë e mirë” dhe tha se “mendimet e Putin janë shumë korrekt”.

“Shpresoj se në të dy anët jemi të aftë të mbajmë gjallë këto mendime, nuk kemi pse kërkojmë shtigje alternative”, tha Trump.

/Veritas.com.al/