“Ata jane trajtuar shumë padrejtesisht,” thotë Trump për muzikantët që do të përfitojnë nga Akti i Modernizimit të Muzikës

Presidenti Trump pritet të nënshkruajë Aktin e Modernizimit të Muzikës në ligj sot, me Kanye West dhe Kid Rock gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni.

 

Presidenti Trump nënshkroi Aktin e pritur te Modernizimit të Muzikës në ligj në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të enjten, në ngjarjen e profilit më të lartë për industrinë e muzikës në disa vite. Mike Love dhe Kid Rock, dy nga mbështetësit më të dukshëm të Trump në komunitetin e muzikës, ishin në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin përkrah Sam Moore nga Sam & Dave, këngëtari mizikes country John Rich dhe Doobie Brothers’ Jeff “Skunk” Baxter.

Qëllimi i azhornimit të ligjit për të drejtën e autorit për epokën dixhitale, H.R. 1551 (formalisht aktin e modernizimit të muzikës së Orrin G. Hatch-Bob Goodlatte) realizon tri gjëra kyçe: siguron që këngëtarët dhe artistët të marrin honorare për këngët e regjistruara para vitit 1972; caktimin e honorareve për prodhuesit e muzikës; dhe përditësimin e licencave dhe rregullave të licencave për shërbimet e transmetimit për të paguar mbajtësit e të drejtave në një mënyrë më të efektshme, nëpërmjet një entiteti të ri të pavarur. Nën aktin, shumë krijues të muzikës do të kenë një mënyrë më të besueshme për mbledhjen e parave që ju duhen.

“Ju pëlqen ky legjislacion apo e urreni ate?”pyeti Trump Kid Rock. “Më pëlqen”, u përgjigj Kid Rock.

“Të gjithë e dinë se ky biznes i muzikës është një biznes shumë i ndotur”, tha Rock pas nënshkrimit. “Ka shumë më tepër per tu bërë këtu. Duhet të shkojmë pertej etiketave diskografike ne të ardhshmen dhe gjëra të tilla si mallrat falas. Por ky është një fillim i madh për të mbrojtur këngëtarët, prodhuesit, inxhinierët – heronjtë e pacelebruar pas shumë prej këtyre këngëve që shkojnë atje jashte. Njerëzit si unë që janë ndoshta më shumë në krye të zinxhirit ushqimor, me të vërtetë nuk ndikojnë aq shumë. Por unë njoh shumë njerëz që kanë ndikim. “Kanye West do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë sot, por nuk u paraqit në ceremoninë e nënshkrimit.

Presidenti ka leshuar komente të përgatitura duke e quajtur MMA një moment historik që do të “mbyllë zbrazëtirat” në ligjin e autorit dhe do të ndihmojë që krijuesit e muzikës të paguhen. “Ata jane trajtuar shumë padrejtësisht. Ata nuk do të trajtohen më padrejtësisht, “shtoi Trump.

Veritas.com.al/