Nga: Michael Collins, Kim Hjelmgaard dhe David Jackson/ USA TODAY
WASHINGTON – Presidenti Donald Trump mori zjarr të premten në mbrëmje kundër Liderit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei i cili më herët e kishte përqeshur atë si një “klloun” – atëherë në një tweetim të mëpasem Trump tha se udhëheqësit e Iranit “duhet të braktisin terrorin dhe ta Bëjnë Iranin Përsëri të Madh!”
“I ashtuquajturi” Lideri Suprem “i Iranit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë edhe aq Suprem, kishte disa gjëra të këqija për të thënë në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën,” shkroi Trump në Twitter. “Ekonomia e tyre po bie dhe njerëzit e tyre po vuajnë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij! ”
Trump tweetoi disa orë pasi Khamenei e quajti atë një “klloun” i cili do të “fusë një kryq helmues” në shpinën e Iranit.
Në një fjalim të rrallë publik, ndërsa ai drejtoi lutjet e së Premtes në Teheran, Khamenei gjithashtu mbrojti ushtrinë e Iranit pasi ajo gabimisht rrëzoi një aeroplan pasagjerësh Ukrainas.
Khamenei gjithashtu dënoi Trump dhe Sh.B.A për sulmin vdekjeprurës të dronit kundër një gjenerali të lartë Iranian.
“Qeveria e egër e SHBA vazhdimisht thotë se ata janë përkrah popullit Iranian. Ata gënjejnë, “tha Khamenei. “Nëse jeni përkrah me popullin Iranian, është vetëm për ti goditur ata në zemër me kama helmuese.”
Në një tjetër postim të Premten në mbrëmje, Trump më vonë ka tweet-uar një mesazh për qytetarët Iranianë, duke përfshirë një slogan nga fushata e tij për vitin 2016, “Ta Bëjmë Amerikën përsëri të Madhe”.
“Populli fisnik i Iranit – i cili e do Amerikën – meriton një qeveri që është më e interesuar t’i ndihmojë ata të arrijnë ëndrrat e tyre sesa t’i vrasin sepse kërkojnë respekt”, tha ai. “Në vend që ta çojnë Iranin drejt shkatërrimit, udhëheqësit e tij duhet të braktisin terrorin dhe Ta Bëjnë Iranin Përsëri të Madh!”
Trump gjithashtu tweetoi atë mesazh në Persisht.
Veritas.com.al/