(FOTO: Presidenti Trump dhe ndihmësit e afrërt)/
Pas një fillimi luftarak të presidencës së tij, Donald Trump shpërndau shumë mesazhe unifikimi ditën e Diele dhe kërkoi të risigurojë amerikanët se ai është gati të zhvillonte detyrimet e mëtejshme, por duke u kthyer në punën e qeverisë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, në East Room gjatë ceremonisë së betimit para ndihmësve kryesorë, ai paraqiti sfidat e ardhshme para stafit dhe shprehu besimin se ata janë të gatshme t’i përballojnë.
“Por me besim te secili dhe me besimin te Zoti, ne do t’i bëjmë të gjitha punët”- tha presidenti. “Ne do ta provojmë sa vlerë ka ky moment në histori. Dhe unë mendoj se do të jetë një moment shumë i madh në histori”.
Pohimet e presidentit Trump vijnë një ditë pasi u shënuan protesta globale kundër presidencës së tij dhe rreth ankimeve të tij mbi median që mbuluan inaugurimin e tij. Ai tha se stafi ndodhet në Shtëpinë e Bardhë “jo për dobinë tonë”, por “për ta vënë veten tonë në shërbim të kombit tonë”.
Trump hapi një letër që ka lënë paraardhësi i tij, Obama- siç është tradita në Shtëpinë e Bardhë. “Është treguar shumë i sjellshëm që e ka bërë këtë”, tha Trump. “Ne do ta përshëndesim ”, tha ai duke e mbajtur private përmbajtjen e letrës.
Të Dielën para dite, Trump iu dërgoi një përgjigje protestuesve të një dite më parë kundër inaugurimit të tij, ku e quan një veprim që në mënyrë sarkastike denigron opozitën publike dhe pak më vonë e mbron të drejtën për demonstrime.
“I pashë protestat dje, por menjëherë mu krijua përshtypja se jemi në fushatë zgjedhore. Pse votuan këta njerëz… Protestat paqësore janë vula e demokracisë sonë. Madje edhe sikur jo gjithmonë të pajtohem, unë e njoh të drejtën e popullit për të shprehur pikëpamjen e vet”, postoi presidenti në faqen personale të Twitter të Dielën në mëngjes.
Protestuesit që bëheshin rreth 1 milionë u mblodhën rreth grave protestuese dhe marshuan në Washington dhe në qytete të tjerë në botë. Qindra protestues, pasi mbaroi parada e Inaugurimit, u kthyen aty ku ishte zhvilluar parada me ulërima dhe këngë pa pushim.
Dita e parë e fillimit të Presidencës , për zotin Trump ishte e lodhshme.
Ditën e Dielë, Trump foli me kryeministrin Izraelit Benjamin Netanjahu. Kabineti i tij tha se biseda mbuloi çështje të konfliktit Izrael- Palestinë, Sirinë, Iranin dhe çështje të tjera. Trump taha se biseda “ishte shumë e këndshme”, pa dhënë detaje.
Gjithashtu Trump njoftoi se se ka përcaktuar takime me kryeministrin e Kanadasë, Juastin Trudeau dhe me presidentin meksikan, Enrique Peña Nieto.
“Po shkojmë drejt fillimit të disa negociatave që kanë të bëjnë me NAFTA”, tha ai rreth takimit me Meskikën, gjithashtu edhe për disa probleme të emigracionit dhe të sigurisë së kufijve. Trump ka premtuar të ndërtojë një mur përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit jugor dhe ka insistuar që Meksika do të paguajë për këtë.
Trump nuk firmosi asnjë urdhër ekzekutiv të Dielën. Por shefi i tij i stafit, Reince Priebus, tha se presidenti do ta ketë gjithë javën për të zhbre disa urdhra të paraardhësit të tij dhe ka planifikuar që të firmosë urdhra ekzekutiv mbi emigracionin dhe tregtinë.
Trump ka premtuar që anulojë marrëveshjet e mëparshme siç është marrëveshja Azia- Pacifik dhe të kthejë mbrapsht urdhrin ekzekutiv të Obamës për shtyrjen e depërtimit të 700,000 njerëzve që u sollën në mënyrë ilegale.
Presidenti, të Hënën do të takohet me liderët e grupit bipartizan për të diskutuar rreth axhendës.
Gjatë javës, Trump do të flasë me kongresmenët republikan dhe do të takohet me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
/Veritas.com.al/