Presidenti amerikan Donald Trump duket se po i shmang të dhënat e paraqitura agjencitë e inteligjencës, duke sugjeruar se ka prova që coronavirusi  e ka origjinën në një laborator kinez.

Më parë zyra e drejtorit kombëtar të inteligjencës amerikane tha që ishte ende duke hetuar sesi filloi virusi.

Por nga zyra u tha se e kishte përcaktuar Covid-19 si “jo i prodhuar ose e modifikuar gjenetikisht”.

Kina ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe kritikoi përgjigjen e SHBA ndaj Covid-19.

Që nga shfaqja në Kinë vitin e kaluar, virusi ka vrarë 230,000 njerëz në të gjithë botën përfshirë 63,000 në SH.B.A.

Veritas.com.al/