16 Mars 2020
Presidenti Donald Trump dënoi shtypin për përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me mjetin e planifikuar të Google për kontrollin e koronavirusit të Wuhan-it në një konferencë shtypi të Dielën.
Presidenti falënderoi Google për konfirmimin e njoftimit të tij mbi mjetin e planifikuar të kontrollit të gjigantit teknologjik të Premten, dhe tha që lideri i Google e kishte telefonuar për ti kërkuar falje.
“Unë dua të falënderoj njerëzit në Google dhe komunikimet në Google, sepse siç e dini ata vërtetuan ato që thashë të Premten.”
“Kreu i Google, i cili është një xhentëllmen i vërtetë, na telefonoi dhe ai kërkoi falje.”
“Unë nuk e di se ku i mori shtypi lajmet e rreme, por ata i morën diku”.
Presidenti pastaj tregoi një kopje të printuar të njoftimit për shtyp të Google.
“Siç e dini, kjo vjen nga Google, kanë lëshuar një komunikate dhe ju djema mund ta kuptoni vetë”, tha Trump, para se të lëshonte njoftimin për shtyp drejt gazetarëve të mbledhur.
“Jam i sigurt që do të kërkoni falje. Do të ishte mirë nëse vërtet mund t’i jepnim lajmet në mënyrë korrekte. Do të ishte kaq e mrekullueshme ”.
Të Premten, Presidenti Trump njoftoi se Google po zhvillon një faqe interneti për të ndihmuar amerikanët të përcaktojnë nëse ata janë infektuar nga koronavirusi i Wuhanit. Sidoqoftë, CNN më pas nxori një raport ku thuhej se komentet e Trump ishin të pasakta.
Siç raportoi Breitbart News:
CNN tani po insinuon që komentet e Presidentit janë lajme të rreme.
“Google nuk do të publikojë një faqe interneti në shkallë kombëtare për testimin e koronavirusit në çdo kohë,së shpejti, në kundërshtim me pretendimet e bëra nga Presidenti Donald Trump gjatë një konference për shtyp të Premten,” pohoi CNN.
“Përkundrazi, një filial i fokusuar në shëndetin, në pronësi të kompanisë mëmë të Google, Alfabeti, synon të lancojë një faqe interneti në shkallë të vogël javën e ardhshme për të filluar të valorizojë pacientët me qendër në Kaliforni.”
Sidoqoftë, njoftimi për shtyp i Google deklaroi se pas një procesi në Zonën e Gjirit të San Franciskos, kompania po synon të implementojë instrumentin më gjerësisht.
Fakti që Trump iu referua “Google” dhe jo “Alfabetit” nuk i bën komentet e tij të pasakta, pasi dy emrat e korporatave – kjo e fundit referuar kompanisë mëmë të Google,vendosur gjatë një ristrukturimi të kompanise – shpesh jane përdorur në mënyrë të ndërsjelltë. YouTube është përshkruar shpesh si një “kompani në pronësi të Google” edhe pse tani është teknikisht në pronësi të Alfabetit.
VERITAS.COM.AL