(FOTO: Donald Trump- president i zgjedhur i SHBA)

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të Shtunën, i kushtoi vetëm kaq rëndësi vdekjes së liderit të Revolucionit të Kubës, një nga shtyllat e komunizmit të epokës së tij: “Fidel Castro is dead!” (Fidel Kastro vdiq!”.

Kastro vdiq në moshën 90 vjeçare, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara për gjysmë shekulli.

Gjastë fushatës presidenciale, Trump tha se do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet eObamës me liderët e Kubës.

“Të gjitha koncesionet që Obama ka garantuar te regjimi i Kastros janë kryer përmes urdhrave ekzekutiv; gjë që do të thotë se presidenti pas tij mund t’i anulojë”- tha Trump në Shtator.

“Këto kërkesa do të përfshijnë lirinë fetare e politike për popullin e Kubës si dhe lirimin e të burgosurve politik”, shtoi ai.

/Veritas.com.al/