Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij në Knesetin izraelit.
Pas arritjes së marrëveshjes për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtur nga Hamas, Trump tha se tashmë terrorit i erdhi fundi.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, që punuan për arritjen e kësaj ditë, ndërsa shtoi se tani do të jetë epoka e artë e Izraelit dhe epoka e artë në Lindjen e Mesme.
“Më lejoni që t’i jap edhe mirënjohjen të gjitha kombeve arabe. I falënderoj të gjithë. Është një triumf i madh i Izraelit që të ketë të gjitha këto kombe të punojnë bashkë. Gjeneratat do ta kujtojnë këtë si moment i pikënisjes së ndryshimit. Tani do të jetë epoka e artë e Izraelit dhe epoka e artë e Lindjes së Mesme”, tha Trump.
Komente