(FOTO: Mitt Romney)
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, karriera e të cilit, fushata dhe zgjedhja kataklizmike mbi Hillary Clinton, që nuk mund të përshkruhen kurrë si tipologji politike, vazhdon të “lërojë tokën” me punën e tranzicionit drejt Zyrës Ovale, në Janar.
NBC News raportoi se trump ka planifikuar të takojë ish- kryetarin e Republikanëve dhe kandidat për president të SHBA, Mitt Romney gjatë kësaj fund-jave, ndoshta rreth propozimit për pozicionin si sekretar shteti.
Kritikë të ndryshëm dhe disa media kanë përhapur fjalë se brenda ekipit të tranzicionit ka “çorganizim” ose “kaos”. Ndërsa nga brenda ekipit ka ardhur përgjigjja se procesi po ecën në mënyrë të butë.
Ishte David Axelrod, ish këshilltar i Presidentit Obama, i cili ua tha këtë kritikëve dhe kërkoi të largohet.
Ka zëra që i kërkojnë presidentit Trump që të ketë një prokuror të pavarur për të hetuar mbi Hillary Clinton!
Donald Trump shkroi në Twitter se “ka plot arsye për t’u preokupuar rreth tranzicionit Trump, por paqja e veprimeve dhe e ekipit nuk është një nga këto arsye”.
/Veritas.com.al/