AFP

28 Mars 20201

Uashington (AFP) – Presidenti Donald Trump tha të Shtunën se po mendon vendosjen e shtetit të New York-ut të goditur nga koronavirusi dhe zonat ngjitur nën “karantinë” për të parandaluar njerëzit atje që të përhapin virusin në pjesë të tjera të SHBA.

“Ka një mundësi që diku sot do të bëjmë një karantinë – afatshkurtër, dy javë – në New York, ndoshta New Jersey, pjesë të caktuara të Connecticutit,” tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Masa do të synonte të kufizojë udhëtimin nga një prej rajoneve më të populluara të vendit në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara,veçanërisht shtetit jugor te Floridas, i cili është i populluar me New Yorkezë në dimër.

“Sepse janë duke pasur probleme në Florida. Shumë New Yorkezë po bien.Nuk e duam ketë. Të infektuar rëndë, ”tha Trump.

Më vonë lideri Amerikan konfirmoi idenë në Twitter. Një vendim “do të merret,një mënyrë ose një tjetër”, së shpejti, “tha ai.

Zona e qytetit të Nju Jorkut është goditur më rëndë nga virusi COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Por Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, i cili foli me Trump më herët të shtunën, tha se kjo çështje nuk doli në ato diskutime.

“Unë as nuk e di se çfarë do të thotë kjo,” tha Cuomo në një konferencë për shtyp.

“Nuk e di se si mund të jetë e zbatueshme me ligj. Dhe nga pikëpamja mjekësore, unë nuk e di se çfarë do të realizonte, “tha Cuomo.

“Por mund t’ju them,se nuk më pëlqen as se si tingellon.Duke mos e kuptuar se çfarë është, nuk më pëlqen as tingulli i tij, ” tha guvernatori

VERITAS.COM.AL/