Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se bisedimet me ligjvënësit mbi ndërtimin e murit kufitar me Meksiskën të propozuar prej tij, janë pa kuptim dhe tha se do të shpallë emergjencën kombëtare për ta ndërtuar murin.

“Unë mendoj se Nancy Pelosi po e dëmton shumë keq vendin tonë duke bërë këtë çfarë po bën, më në fund’, tha Trump ditëne Enjte në një intervistë të gjatë për ‘The New York Times’.

Bisedimet duhet të konkludojnë brenda dy javësh dhe Trump ka paralajmëruar se nëse bisedimet nuk marrin fund me buxhetin për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, atëherë ai do të lejojë një mbyllje tjetër të qeverisë.

Mbyllja e mëparshme 35 ditore  që sapo përfundoi nisi me Demokratët e udhëhequr nga Pelosi.

Në intervistën me New York Times, Trump nuk përmendi një mbyllje tjetër, megjithatë ai deklaroi emergjencën kombëtare si rrugë për të përdorur fondet e ushtrisë për të ndërtuar një barrierë të tillë- që ishte pika kyç e fushatës së tij elektorale.

Veritas.com.al/