Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndjekë “Libya model” për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Sugjerimi që erdhi nga këshilltari i tij i Sigurisë Kombëtare, John Bolton inatosi Veriun, i cili kërcënoi se do të tërhiqet nga samiti me zotin Trump muajin që vjen.

Në vitin 2003, lideri Libian Muammar Gaddafi ra dakord për të hequr dorë nga programi bërthamor në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

Zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkon rrëzimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Veritas.com.al