Uashington (AFP) – Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi të enjten se Uashingtoni mund të ndërmjetësonte midis Turqisë dhe grupeve Kurde pasi Ankaraja filloi një ofensivë ushtarake kundër Kurdëve, të cilët deri tani vonë ishin mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi njërën nga tre zgjedhjet: Të dërgojmë mijëra trupa dhe te fitojmë Ushtarakisht; te godasim Turqinë shumë fort Financiarisht dhe me Sanksione, ose te ndërmjetësojmë një marrëveshje midis Turqisë dhe Kurdëve!”

Ky opsioni i tretë ishte kthesa e fundit në ndryshimin e qëndrimit të presidentit në lidhje me fatin e milicive Kurde që deri tani vonë po luftonin së bashku me trupat amerikane në Siri.

Trump ka urdhëruar trupat amerikane që të tërhiqen nga pozicionet kyce përgjatë kufirit verior të Sirisë, duke thënë se ai nuk dëshiron të qëndrojë në rrugën e një ofensive turke kundër asaj që Ankaraja e konsideron se eshte një kërcënim nga Kurdët.

Pasi u vu nën kritika të ashpra nga partia e tij, Trump atëherë tha se ai synon të kufizojë ofensivën e Turqisë me kërcënimin e sanksioneve ekonomike.

Veritas.com.al