Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të rifillojnë ‘shumë shpejt’ bisedimet mbi tregun pas një fundjave që përshkallëzoi tensionet me Pekinin.
“Kina bëri thirrje mbrëmë… tha le të kthehemi në tryezë. Kështu që ne do të kthehemi në tryezë”, tha ai.
Ditën e Premte, zoti Trump, në mënyrë të prerë ngriti tarifat e miliarda dollarëve të importeve kineze në një hakmarrje për taksat e reja doganore nga Pekini.
Kina nuk ka komentuar akoma, por pak më parë bëri thirrje për ‘qetësi’ në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Zoti Trump lëshoi mesazhet e konfliktit në fundjavë, që në shfaqjen e parë duke shprehur keqardhjen rreth tarifave më të fundit, të cilat Shtëpia e Bardhë i tërhoqi ditën e Diele.
Sidoqoftë, në samitin e G7 në Biarritz ditën e Hënë ai tha se zyrtarët kanë bërë ‘dy thirrje shumë të mira’të dielën në mbrëmje se vetë Pekini donte të ‘bëjë marrëveshje’.
Veritas.com.al/