Por historia ka të ngjarë të jetë një bumerang për kandidatin demokrat Joe Biden, i cili u mburr publikisht se ai kishte shkarkuar prokurorin ukrainas i cili po hetonte mbi djalin e tij
Nga: Roberto Vivaldelli/
Demokratët amerikanë po vlerësojnë mundësinë për te paraqitur një kërkese për impeachment kundër Presidentit Donald Trump pasi ky i fundit ka pranuar se kishte folur me liderin e ri ukrainas Volodimir Zelensky për ish-zëvendespresidentin amerikan dhe kandidatin demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden në një telefonatë në 25 korrik.
Vetë Presidenti, megjithatë, ka mohuar të ketë bërë presion mbi liderin ukrainas dhe po shqyrton mundësinë për te publikuar transkriptimin e bisedës së tij telefonike me presidentin ukrainas, në qendër të denoncimit të kallëzimtarit të inteligjencës amerikane. “Do të vendosim se si ta publikojmë, apo ta shpërndajmë”, ka thënë Trump, duke folur me gazetarët në Houston dhe duke këmbëngulur që biseda e tij me Zelenskyn në fund të korrikut ishte “perfekte” pa asnjë përmbajtje të papërshtatshme, siç konfirmon ne fakt funksionari i inteligjencës që Trump e akuzon se është “i njëanshëm” ndërsa pretendon se nuk e njeh atë.
Sidoqoftë, sipas asaj qe raportohet nga mediat amerikane, zyrtari i inteligjencës ka konfirmuar në denoncimin e tij – tani në qendër të luftës mes Kongresit dhe shefave të inteligjencës te emëruar nga Trump – që presidenti kishte bëre presion ndaj Zelenskyt, duke i kërkuar tetë herë gjatë telefonatës për të filluar një hetim ndaj Biden dhe djalit te tij Hunter. Në tavë ishin ndihmat ushtarake amerikane për Kievin. Prandaj, demokratet shikojnë për impeachment, hipoteze që, në të vërtetë, asnjëherë nuk e kanë skartuar qe kur kanë pushtuar shumicën në Dhomë. Presidenti i komisionit për shërbimet sekrete Adam Schiff ka thënë se impeachmenti “mund të ishte zgjidhja e vetme” ndaj refuzimit te Trump për të bërë publike transkriptin e thirrjes.
Siç vë në dukje Politico, megjithatë, “kievgate” që po animon debatin politik amerikan në këto orë, rrezikon të jetë një bumerang për Joe Biden. Kontrata fitimprurëse e djalit të tij Hunter me Ukrainën, shkruan gazeta amerikane, e maturuar pikërisht ne periudhën kur Joe Biden ishte zëvendespresident, ushqen perspektivën e një rreziku shumë të lartë politik për ish-zevendesin e Barack Obames. “Të flasë për këtë e vë në vështirësi serioze,” ka theksuar Patrick Murray, një anketues i Universitetit Monmouth. “Sigurisht qe ai nuk dëshiron të flasë për familjen e tij.” Për muaj të tërë, Biden ka shmangur pyetjet në lidhje me aktivitetet e të birit, dhe tani e gjen veten në një situatë pak të thuash të sikletshme.
Aq më tepër sepse Rudy Giuliani, avokat i Presidentit Donald Trump dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, ka lëshuar në këto orë një ofensive jo të paket ndaj Joe Biden dhe djalit të tij, si në TV ashtu edhe në mediat sociale. Në Twitter, Giuliani ka akuzuar Kievin se ka ricikluar 3 milion dollarë në favor te Hunter Biden dhe administratën Obama se ka mbyllur një sy mbi çështjen. ” Obama e dinte që zëvendësi i tij, ai të cilin e kishte ngarkuar t’i jepte miliarda Ukrainës, kishte një djalë që po fitonte miliona dollarë në bordin e administratorëve të një prej kompanive më të korruptuara në Ukrainë?”, Ka postuar ne tweeter Giuliani.
Për më tepër, vetë Joe Biden u mburr se ka kërcënuar në mars të vitit 2016 presidentin e atëhershëm ukrainas Petro Poroshenko se do të tërhiqte kredinë prej një miliard dollarë nëse ky i fundit nuk do të kishte shkarkuar prokurorin e Përgjithshëm Viktor Shokin i cili, siç duket, ishte duke hetuar mbi djalin e tij Hunter. “Nisem pas gjashtë orësh. Nëse prokurori nuk shkarkohet, nuk do t’i merrni paratë,” i kishte thënë Biden Poroshenkos, siç tregohet nga ai vete në një event të organizuar nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë. Do te mjaftonte, në këtë pikë, pak ndershmëri intelektuale për të pranuar se problemi nuk është sigurisht sjellja e Presidentit Donald Trump, por ajo e ish-zëvendës presidentit të Shteteve të Bashkuara.
VERITAS.COM.AL/