![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/12/e201bbe0-4806-4aef-a7f0-0a873d9738b7-AP_Trump_Lawyer_Party_Switch.jpg)
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se kurrë nuk e ka drejtuar ish-avokatin e tij privat që ta thyejë ligjin, një ditë pasi ai u dënua me burg.
“Ai ishte avokat dhe supozohet se duhej ta njihte ligjin”. z. Trump tweetoi per Michael Cohen, duke shtuar se ai u deklarua fajtor “për të vëne ne siklet presidentin”.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi Cohen mori një dënim trevjeçar për krimet financiare dhe te mashtrimit gjate fushatës elektorale.
Cohen kishte fajësuar influencen e z. Trump dhe “punet e pista” në dënimin e tij.
Në një seri të tweetimeve të enjten, z.Trump gjithashtu këmbënguli se ai “nuk bëri asgjë të keqe” në lidhje me ligjet e financimit të fushatës.
Ai tha se Cohen “ndoshta nuk ishte fajtor” për ato shkelje të fushatës, por u deklarua fajtor për të përfituar vete.
“Si avokat, Michael ka përgjegjësi të madhe karshi meje!”
Veritas.com.al/