Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Kinë për bisedime që duket se do të dominohen nga tensione mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Trump u ul me “Air Force One” në aeroportin e Pekinit, ku homologu i tij i Kinës, Xi Jinping ka një plan bujar për mikpritjen e tij.
Më parë, gjatë fjalimit të mbajtur në parlamentin e Koresë së Jugut, zoti Trump kërkoi nga Kina që të presë lidhjet me Korenë e Veriut.
Presidenti Trump ndodhet në Kinë si pjesë e një turi në pesë shtete të Azisë. Deri tani ka vizituar Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Veritas.com.al/