Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka vendosur që të dërgojë mbi 7.000 trupa ushtarake në Europë pas pushtimit rus ndaj Ukrainës.
Presidenti i Amerikës, Joe Biden mbajti një konferencë të jashtëzakonshme duke shpalosur sanksione të tjera ndaj Rusisë.
“Forcat tona nuk do të shkojnë në Europë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje. Amerika do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë”, tha Biden, i cili ka vendosur sanksione radikale për të goditut ekonominë e Rusisë.