(FOTO: Fotokopje e gazetës Der Spiegel e datës 6 Janar 1969)/

 

Nga: Der Spiegel, 6 janar 1969 /

Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, në histori ndodhin kundërthënie të çuditshme. Një nga këto ka ndodhur mes Mongolisë e Shqipërisë- shkruan gazeta. Pra 400 vjetësh mongolët u sulën ndaj Europës dhe do ta bënin Shqipërinë sa një thërrime dhe ta shkelnin me këmbë. Por tani ndodhi që Mongolia t’i dalë zot Shqipërisë përballë Perëndimit.

Ja si shkruan Der Speiegel para 47 vjetësh, në vitin 1969 kur sapo qeveria e Tiranës ishte ndarë nga rusët:

“Falë kozakëve rusë, mongolët humbën pikën e fundit në Evropë përpara 400 vjetëve, megjithatë tani aziatikët dëshirojnë të mbrojnë shtetin xhuxh-Shqipërinë nga rusët.

Në emër të 700 milion kinezëve, Partia Komuniste i premtoi Shqipërisë me 1.9 milion banorë mbrojtje ushtarake. Pesë batalione kineze u vendosën në Tiranë në fund të dhjetorit.

“Ne do të luftojmë së bashku dhe do fitojmë së bashku.”

“Kundër kujt?”, pyeti shefi gjeneral kinez, Huang Jungscheng.

“Kundër klikës renegate dhe revizioniste sovjetike – është cari i ri, që kërcënon përmes popullit të tij Evropën Lindore”.

Tre javë pas prishjes së marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, kjo e fundit e udhëhequr nga stalinisti i vjetër, Enver Hoxha, doli nga Pakti i Varshavës. Si mbrojtësin e vetëm të komunizmit në Evropë, shqiptarët vlerësojnë tashmë Mao Ce Dunin. Në kufirin kinez marshuan 250.000 burra sovjetikë, ndërkohë që Moska përforcoi flotën dhe mbrojtjen raketore në gadishullin Kamtschatka si dhe në ishullin Sachalin pranë detit kinez.

Kinezët përkujtuan se mikun e vogël në Evropë – Shqipërinë pra – deri tani sovjetikët e kishin shfrytëzuar vetëm për propagandë. Ata i premtuan delegacionit shqiptar në fund të nëntorit në Pekin, një kredi prej mbi 100 milion dollarë, që do të shfrytëzohen për investime në kulturë dhe ekonomi. Objektet më të rëndësishme janë: ndërtimi i Kombinatit të Nikelit (prodhimi vjetor prej 800.000 tonë), një rafineri nafte (kapaciteti vjetor- një milion tonë) dhe një digë gjigande mbi lumin shqiptar Drin. Shpërblimi shqiptar kundrejt Kinës: Sipas informacioneve të London Observer të marra nga burimet sekrete jugosllave, në marrëveshjen e fshehtë, ata do luftojnë armikun e përbashkët Moskën, duke u stacionuar trupat kineze në bregdetin shqiptar.

Sipas dokumenteve shqiptare, Moska dëshiron që në 64 orë të pushtojë Austrinë dhe Jugosllavinë, ndërsa më pas të shkatërrojë 24 bazat ushtarake të Shqipërisë. Megjithatë, sistemi raketor kinez në Shqipëri, nga komentatorët perëndimorë vlerësohen si “Kuba evropiane”. Raketat atomike kineze që duhet të rivendosen deri në vitin 1972, do mund të arrijnë “prenë” deri në 3000 kilometra, pra në rrezen e saj përfshihet edhe Moska, Volgogradi, Gorki dhe vetë Lenigradi. Ndërsa pa të drejtën evropiane në plan, janë edhe vendosja e sistemi raketor me rreze veprimi nga 10.000 deri 13.000 kilometra. Kjo nuk ka lënë të qetë Moskën, ku Breshnjevi gjatë samitit të Kievit mes udhëheqësve të republikave sovjetike, i kërkoi Çekosllovakisë që t’i premtonte se në “rast sulmi” do i dërgonte në gatishmëri 500.000 trupa.

Por në rast të një sulm kinez nga Shqipëria në drejtim të Moskës, ushtarët sovjetikë të Çekosllovakisë vështirë se do i ndihmonin. Presidenti Svoboda kujton pushtuesin se Kina dhe Çekosllovakia -me uratën sovjetike – kanë nënshkruar paktin miqësor dhe të mirëkuptimin mes dy vendeve. Dhe Çekosllovakia, kështu tha Svoboda në Kiev, “asnjëherë në historinë e saj, nuk ka thyer paktet ndërshtetërore.”

/Veritas.com.al/