Trupi i pajetë i George H.W. Bush është vendosur në selinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mes pikëllimit të homazheve në nderim të presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara.

Që të hënën në mbrëmje amerikanët po kalojnë qetësisht me dhimje rreth arkivolit të Bush të mbuluar me flamurin amerikan në rotondën e Kongresit në respekt të presidentit Bush i cili vdiq ditën e Premte në moshën 94 vjeç në shtëpinë e tij në Huston.

Vdekja e tij i ka lënë amerikanët në reflektim mbi jetën e tij plot punë dhe shërbim ndaj vendit të të quajturit “Brezi më i Lavdishëm’.

Ky është presidenti i dytë, trupi i të cilit vendoset në Zyrën Ovale, i nderuar nga Republikanët për katër ditë me radhë në Uashington dhe në Teksas ku do të varroset ditën e Enjte.

Presidenti Donald Trump ka planifikuar që të marrë pjesë në funeralin shtetëror ditën e Mërkurë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit- funerali i parë presidencial në këtë katedrale që nga vdekja e Gerald Ford në vitin 2006.

Veritas.com.al/