-Lëvizja e Kryeministrit: 9,000 priftërinj dhe peshkopë nuk do të jenë më nëpunës civilë (por do të vazhdojnë të marrin nje pagë)-
Nga: Giovanni Masini
Greqia e Alexis Tsipras bën një hap të rëndësishëm drejt sekularizimit dhe shfuqizimit te Krishtërimit ortodoks si një fe e Shtetit
Kryeministri dhe kryepeshkopi Ieronymos, kreu i Kishës Ortodokse Helene, e kane njoftuar këtë në një deklaratë të përbashkët të transmetuar në televizion.
Qeveria e majtë në Athinë ka për qëllim të imponojë laicitetin e Shtetit me një reformë kostitucionale që nuk do të kundërshtohet nga autoriteti kishtar. Në shkëmbim, ekzekutivi i udhëhequr nga Tsipras angazhohet të vazhdojë të paguajë pagën e rreth 9 mijë anëtarëve të klerit midis peshkopëve, priftërinjve, murgjve dhe dhjakëve. Formalisht, fetarët nuk do të konsiderohen më si punonjës shtetërorë, por është fjala per një dredhi: edhe pse nuk do te paguhen drejtpërdrejt nga shteti, ata prapeseprape do të marrin një subvencion nga një fond i mbështetjes publike. Shteti grek dhe Kisha gjithashtu do të fillojnë një menaxhim të përbashkët të pronave të kësaj të fundit, qe mbetet pronari i parë i terreneve dhe imobiliareve te Hellasit.
Reformat e studimit të qeverisë do të shqyrtohen bashkërisht nga këshilli i ministrave të kryesuar nga Cipras dhe nga Sinodi i Shenjtë, organi më i lartë qeverisës i ortodoksëve. Kryeministri grek Tsipras, një ateist i bindur,ka që nga marrja e detyres se tij në Athinë në vitin 2015,manifestoii armiqësinë e tij kundër Kishës Ortodokse, duke refuzuar të betohej mbi Shkrimet e Shenjta siç kishin bërë ne fakt paraardhësit e tij.
Sipas International Religious Freedom Report të porositur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në 2017, 98% e grekëve u deklaruan me fe të krishterë ortodoksë. Kushtetuta helene garanton lirinë e kultit, por në të njëjtën kohë e definon fenë ortodokse greke si “mbizotëruese” në Vend. Për shekuj me radhë Kisha Ortodokse ka garantuar mbijetesën e kulturës dhe gjuhës greke gjatë dominimit otoman: për këtë arsye ende konsiderohet si një shtyllë qendrore e jetës se Greqise.
Veritas.com.al/