
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga tuneli i Llogarasë i cili u hap vetëm pak ditë më parë.
Kreu i qeverisë shkruan se prej datës 5 korrik, e deri më sot (9 korrik), përmes këtij tuneli kanë kaluar 41 mijë automjete.
“Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, shkruan Rama.