Të paktën 40 persona kanë humbur jetën, pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Tunizisë. Duke sjellë një nga fatkeqësitë detare në Mesdhe këtë vit.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, në varkë ndodheshin rreth 70 persona.

Tunizia, vija bregdetare e së cilës është më pak se 150 kilometra nga ishulli italian i Lampeduzës në disa vende, është një nga pikat kryesore të nisjes në Afrikën e Veriut për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, duke shkaktuar shpeshherë edhe pasoja tragjike.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *