Parisi dhe rajoni rreth tij, gjatë vitit 2016 kanë humbur 1.5 milion turistë, veçanërisht turistë nga Lindja e Largët, të cilët qëndruan larg për shkak të frikës nga aktet terroriste.
Sipas “Comité Regional du Tourisme” rajoni “Paris Ile-de-France” humbi 1.3 miliard euro të pritshme nga turizmi, ndërsa shpenzimet e klubeve të natës nga vizitorët e huaj në hotelet e rajonit, ranë gjithashtu me 10.8 për qind.
Disa zona veçanërisht “kanë vuajtur thellë nga mungesa e turistëve dhe anulimi i udhëtimeve nga grupet e shkollave”- thotë Komiteti Rajonal i Turizmit, duke përfshirë këtu edhe Harkun e Triumfit i cili pa rreth 24 për qind më pak vizitorë.
Muzeumi i Luvrit, i cili në fillim të këtij muaji ishte subjekt i një sulmi nga nj njeri i armatisr që thërriste
“Allahu Akbar”, gjithashtu kishte 13.3 për qind humbje vitin e kaluar.
Frika ka goditur gjithashtu edhe Disneyland Paris, i cili humbi 9.5 për qind të vizitorëve të huaj.
/ Veritas.com.al/