Presidenti ka futur duart mbi një institucion financiar kyç për Turqinë, duke centralizuar edhe më shumë kontrollin e vendit që po përjeton një krizë të rëndë ekonomike

Nga: Giorgia Baroncini 

Erdogan emëron Erdoganin.Mund të përmblidhet kështu lëvizja e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili me një dekret presidencial ka zgjedhur veten për të udhëhequr Fondin sovran të Turqisë.

Me të njëjtin dekret, kreu i shtetit turk i ngarkoi detyrën e zëvendës presidentit dhëndrit të tij, tashme ministër i Thesarit dhe Financave dhe likuidoi tërë administrimin.

Fondi, i krijuar në vitin 2016, kontrollon pasuritë e shumë prej kompanive më të mëdha shtetërore për një vlerë të llogaritur prej rreth 200 miliardë dollarësh. Ndër asetet e menaxhuara janë Turkish Airlines, Turk Telecom, bankat shtetërore, postat dhe hekurudhat shtetërore.

Sipas mediave lokale, zgjedhja e presidentit erdhi për shkak të ‘pakënaqësisë së tij me menaxhimin e Fondit, qëllimet dhe strategjitë e të cilit kurrë nuk janë sqaruar. Ajo që është e sigurt, megjithatë, është se në këtë mënyrë Shefi i Shtetit ka futur duart mbi një institucion financiar kyç për Turqinë, duke centralizuar kontrollin e vendit që po përjeton një moment delikat për shkak të krizës së lirës.

Veritas.com.al/