Presidenti turk  Recep Tayyip Erdogan të Martën drejtoi një sulm të ri verbal kundër Holandës mes grindjeve të mëdha diplomatike, duke e bërë vendin përgjegjës për vrasjet masive më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një fjalim televiziv, Erdogan iu referua masakrës së  8,000 burrave dhe djemve Mysliman  në Srebrenica,  Bosnja lindore, në 1995, dhe fajësuan batalionit paqeruajtës Holandez të Kombeve të Bashkuara.

Erdogan tha: “Ne e dimë çfarë bënë Hollana dhe Gjermania në masakrën e Srebrenicas. Ne e dimë sa rrënjë të thella ka masakra e 8,000 Boshnjakëve.”

Kryeministri holandez,  Mark Rutte dënoi komentet e Erdogan, duke i quajtur “shtrembërime të shëmtuara të historisë”.

/Veritas.com.al/