(FOTO: Dy vëllezërit gazetarë, Ahmet Altan, majtas, dhe vëllai i tij Mehmet Altan janë mes të dënuarve përjetë)/
Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë të akuzuar, mes të cilëve tre gazetarë me akuzën e përfshirjes në përpjekjet për një grusht shteti në verë të vitit 2016. Vendimi i gjykatës është dënuar nga Kombet e Bashkuara dhe nga mbrojtësit e lirisë së shtypit, raporton ‘The Guardian’.
Dënimi u dha pas një periudhe të gjatë disa mujore ku prokurorët pretenduan se gazetarët kanë dërguar “mesazhe sublime” përmes programeve televizive dhe editorialeve të gazetave ku kanë bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë. Ata akuzohen edhe se kanë mbajtur kontakte me anëtarët e rrjetit të Fethullah Gülen- një lëvizje kjo që besohet gjerësisht në Turqi se ka orkestruar grushtin e shtetit.
Dënimi i parë i figurave të medias në lidhje me grushtin e dështuar kushtetues, dhe në vazhdim, nuk pajtohet me statusin e një vendi anëtar në NATO. Të paktën 73 gazetarë mbetën prapa hekurave- sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, që e rëndit Turqinë në vendin më të keq të botës për burgosjen e gazetarëve, i ndjekur nga Kina dhe Egjipti.
Gazetarët morën dënimin përjetë janë dy vëllezërit Ahmet Altan dhe Mehmet Altan, që janë ndaluar që në vitin 2016; si dhe Nazlı Ilıcak. Gjykata nuk përfilli një urdhër të Gjykatës së Lartë të Turqisë për lirimin e Mehmet Altan, pasi muajin e kaluar gjykata konstatoi se burgosja e tij ishte bërë në shkelje të të drejtave kushtetuese.
Veritas.com.al/