Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Erdogan theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.
“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, shtoi ai,“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim.”
“Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, deklaroi Erdogan.
Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6.3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë 5 ballë në Kepin e Rodonit.
VERITAS.COM.AL/