ANKARA, 6 Nëntor (Reuters) – Turqia ka kapur gruan e Abu Bakr al-Baghdadi, tha të Mërkurën President Tayyip Erdogan, më shumë se një javë pasi ish lideri i Shtetit Islamik vrau veten gjatë një sulmi nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara tha se Baghdadi vrau veten brenda në tunel. Ata kanë nisur një fushatë komunikimesh rreth kësaj”, tha Erdogan.
“Por unë po e njoftoj këtë për herë të parë: Ne e kapëm gruan e tij por nuk bëmë bujë si ata. Njësoj si të kishim kapur motrën ose kunatin e tij në Siri.”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Ankarasë. Erdogan nuk dha detaje.
Veritas.com.al/