Shefi i Prokurorisë i Turqisë ka lëshuar një fletë- arresti ndaj ish oficerit të CIA, Graham Fuller.

Prokurori akuzon zotin Mr Fuller, ish- zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar të Inteligjencies në Shtetet e bashkuara, se ka lidhje me klerikun Mysliman, Fethullah Gulen.

Zoti Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, është fajësuar nga Turqia për tentativën e grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar. Ai e ka mohuar akuzënn.

Urdhri i arrestimit, gjithashtu akuzon zotin Fuller për “tentativë për përmbysjen’ e qeverisë Turke, sipas raportimeve nga e përditshmja ‘Hurriyet’ e Turqisë.

Më shumë se 50,000 persona janë arrestuar në Turqi në pritje të gjykimit mbi lidhjet me zotin Gulen.

Fethullah Gulen. File photo

150,000 persona të tjerë janë hequr ose pezulluar nga puna në sektorët publik ose privat që nga tentativa e grushtit të shtetit në 15 korrik 2016.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara muajt e fundit.

People stand on top of a military armoured vehicle after troops involved in the coup surrendered on the Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey. Photo: 16 July 2016

Veritas.com.al/