CEO i Twitter, Jack Dorsey dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg, po dëshmojnë para Komitetit të Gjyqësorit të Senatit të martën në mëngjes, dhe që nga fillimi i seancës ata u përballën me presion mbi censurimin e një historie të New York Post rreth Hunter Biden.

Twitter bllokoi ndarjen e një artikulli në lidhje me një kompjuter portativ dhe postë elektronike që thuhej se i përkisnin Hunter Biden, djali i kandidatit të atëhershëm Joe Biden, dhe Facebook kishte kufizuar shpërndarjen e artikullit, por nuk e bllokoi atë plotësisht.

Ligjvënësit republikanë u përpoqën të heqin nga kompanitë e mediave sociale mbrojtjen ligjore sepse nuk konsiderohen botues sipas ligjit.

Vijon….