Djaloshi që i mbijetoi sulmit masiv me armë në Las Vegas vitin e kaluar, është mes atyre që u vranë në sulmin me armë të të mërkurës në Kalifoni, thanë familjarët e tij.

Telemachus Orfanos, 27 vjeç, vdiq përkrah 11 të tjerëve kur një person hapi zjarr në Borderline Bar dhe Grill në ‘Thousand Oaks’, në veriperëndim të Los Angeles.

Ai u arratis nga vdekja vitin e kaluar kur një person i armatosur vrau 58 vetë.

Një numër të mbijetuarish në atë sulm me armë- më i tmerrshmi në historinë e Amerikës moderne, thanë se ndodheshin në bar të mërkurën.

“Djali im ishte në Las Vegas me disa miq dhe u kthye në shtëpi. Por mbrëmë nuk u kthye më”, tha e ëma për ABC News.

“Nuk dua as lutje, nuk dua as filozofira, dua vetëm kontroll mbi armët”, tha ajo.

“Është deri diku ironike se pasi i mbijetoi sulmit më të keq me armë në historinë moderne, ai u vra në qytetin e tij”, tha babai i tij për ‘Ventura County Star’.

Veritas.com.al/