Dy nga tre efektivët që u dërguan në spital pas lëndimeve dhe djegieve që pësuan në protestën e opozitës mbrëmjen e së hënës kanë dalë nga spitali. Efektivi tjetër është dërguar nga spitali i Traumës në QSUT, dhe ndodhet i shtruar në pavionin e djegie-plastikës por jashtë rrezikut për jetën.
Dhe protestuesit që pësuan djegie janë mirë. Njëri prej tyre ka dalë nga spitali ndërsa tjetri, i cili u dogj nga flakët para bashkisë së Tiranës, aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT por s’ka rrezik për jetën.
“Tre efektivët që u dërguan dje pas dhunës së ushtruar në protestë në spitalin e Traumës janë sjellë në QSUT në pavionin e djegie dhe plastikës. Kanë qenë 5 persona që janë paraqitur në QSUT, tre efektivët që ishin te Trauma dhe dy protestues. Në QSUT aktualisht po marrin mjekim dy persona, një protestues dhe një efektiv. Protestuesi që u përfshi nga flakët përpara bashkisë, ka djegie të shumta në pjesë të trupit dhe u shtrua në reanimacion ndërkohë për policët, dy kanë pasur djegie më të lehta dhe kanë lënë spitalin. Aktualisht vetëm njëri efektiv ndodhet në repartin e djegie plastikës pasi ka pësuar djegie të gradës së dytë, në kyçin e këmbës në masën 5 për qind. Efektivi dhe protestuesi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.“, raportoi gazetarja Gerta Vasku.