Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, kanë prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.
Pranë aeroportit të Rinasit kanë qenë të pranishëm edhe dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre.
Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët. Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët duke thënë se është shumë e emocionuar.
Gjaçka: Janë fëmijë të vegjël ç’të bëj. Jam shumë e emocionuar.
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante një fëmijë në krah ka thënë: Jam e emocionuar që ja mbërritëm kësaj dite të gatshëm për tu kujdesur edhe më tej. Do i kenë të gjithë me të gjithë integrimin dhe socializimin.
Ndërkohë kryeministri Rama me zërin që i dridhej nga emocionet është shprehur: Shumë mirë, duhet të kthen edhe të tjerët. Po punojmë dhe më herët se vonë do vijnë edhe të tjerët.