(Lideri i minorancës demokrate ne Senat, Chuck Schumer)/

Washington, D.C., është në zgrip, për shkak të votave të Demokratëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të mbyllur qeverinë në mesnatë, raporton Breitbart News.

Dhoma e Përfaqësuesve, e bazuar në votë bipartizane, kaloi një projektligj që mban qeverinë të hapur me 230 vota- por tani fati mbetet në dorë të liderit të Minorancës në Senat, Chuck Schumer dhe konferencës Demokrate të senatit, e cila do të jetë përgjegjëse e vetme për rënien e qeverisë, nëse kjo ndodh.

Senatit, në mënyrë të jashtëzakonshme, të Ënjtën në mbrëmje votoi për një mocion për të proceduar drejt ligjit, por tani masat mbi financimet kanë nevojë për 60 senatorë që të votojnë për ta kaluar.

Përderisa 47 senatorë republikan janë absolutisht me votën ‘Po’, kjo do të thotë se Republikanët kanë nevojë të paktën 13 vota të tjera nga Demokratët e Senatit për të financuar qeverinë.

Demokratët po tentojnë rrëzimin sepse ata janë të vendosur që me ço kusht që të arrijnë amnistinë për një pjesë të rëndësishme të popullsisë ilegale që janë përfitues antiligjor të periudhës së Obamës- ‘ Deferred Action for Childhood Arrivals (DACA).

Shtëpia e Bardhë dhe kongresmenët Republikanë kanë shprehur vullnetin e tyre për të ofruar një marrëveshje ose propozim për ta trajtuar këtë problem, por Demokratët nuk kanë shprehur as vullnetin për të hequr dorë nga zinxhiri i emigracionit, nga lotaria e vizave dhe për fondet për murin të planifikuara nga presidenti Trump.

Media po ndjek zhvillimet që mund të ndodhin në këtë ngjarje.

Veritas.com.al/