PARIS (AP) – Policia franceze po heton se si një protestues i rëndësishëm i jelekëve të verdhë pësoi një dëmtim te rëndë në sy në Paris, si dhe lëndime të tjera të lidhura me protestat.

Dhuna nga protestuesit dhe reagimi ndonjëherë-agresiv i policisë kanë nxitur një debat kombëtar që kur lëvizja anti-qeveritare nisi dy muaj më parë.

Një kundër-demonstrim është planifikuar të dielën në Paris nga grupet që e quajnë veten “shamitë e kuqe” dhe “jelekët blu” për të protestuar ndaj dhunës.

Policia e Parisit tha të dielën se po hetojnë dëmtimin e syrit të protestuesit Jerome Rodrigues, ndërmjet plagosjeve te tjera nga protesta. Video imazhet tregojnë se Rodriguez është rrëzuar përdhe të shtunën pranë monumentit të Bastille në Paris, ku protestuesit që hidhnin predha u përleshën me policinë që kërkonte t’i shpërndante.

Lëvizja e sheh qeverinë e Presidentit francez Emmanuel Macron që favorizon të pasurit. Shumica e veprimeve të saj janë paqësore.

VERITAS.COM.AL/