(Foto: MLADEN ANTONOV/AFP/Getty)/
-Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se Bashkimi Evropian nuk i kupton vendet lindore post-komuniste, pasi blloku i turret Polonisë mbi sovranitetin-.
Kryeministri i bëri komentet per Financial Times, ndërsa ai mbrojti reformat gjyqësore të vendit të tij, të cilat kërkojnë të fshijne mbetjet e së shkuarës se saj si satelit Sovjetik.
“Njerëzit nga Brukseli nuk e kuptojnë plotësisht gjendjen në vendet post-Komuniste”, tha Kryeministri Morawiecki, duke shtuar, “Ashtu si çdo vend ka sfidat e veta, kështu edhe ne kemi sfidat tona me gjyqësorin që nuk është reformuar për 30 vitet e fundit. ”
Partia konservatore Ligji dhe Drejtësia (PiS) u zgjodh në pushtet në vitin 2015 dhe ishte partia e parë që fitonte vende të mjaftueshme për të qeverisur pa koalicion që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë tre dekada më parë.
Polonia u bë vendi i pare i bllokut post-Sovjetik që u bë një “treg i zhvilluar” në fund të vitit të kaluar dhe siç Hungaria po përjeton një ringjallje të konservatorizmit dhe respektit për kulturën dhe fenë Evropiane.
Duke pasur perspektiva të tilla të dallueshme mbi sovranitetin kombëtar dhe lirinë ka cuar Evropen Lindore te përplaset me bllokun mbi çështjet e brendshme, me të dy vendet qe refuzojnë urdhrat e detyruar nga një fuqi e centralizuar, Brukseli, siç ishin detyruar të benin gjatë shekullit të njëzetë nga Moska.
Duke shkruar për Breitbart News në vitin 2017, analisti politik amerikan Jim Pinkerton vërejti se ndërsa “realitetet e vjetra” të besimit, familjes, patriotizmit dhe nacionalizmit janë duke u abandonuar nga Perëndimi, Hungaria dhe Polonia po i përqafojnë “ne gjurmët e atyre përvojave të hidhura” nën regjimet e tyre Komuniste dhe “i mbajnë të dashura vlerat tradicionale që Te Kuqte i shkelën dikur”.
“Në të vërtetë, Hungaria, Polonia dhe vendet e tjera evropiane me histori të ngjashme kanë prirjen të jene dyshues ndaj cdo fenomeni politik që ngjan qofte edhe pak me Komunizmin,” shtoi zoti Pinkerton.
Krahu i pazgjedhur i ekzekutivit te Bashkimit Evropian,coi Poloninë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për reformat e qeverisë konservatore në sistemin gjyqësor.
Varshava u urdhërua të ndali reformat dhe ndërsa kombi rivendosi gjykatësit që u tërhoqen në nëntor, zyrtarët e BE vazhdojnë të kërcënojnë Poloninë me sanksione
Zoti Morawiecki i paralajmëroi se do të ishte “shumë e rrezikshme” për BE të vazhdojë padinë ne GJEDNJ, duke thënë, “Nëse ata e mbajnë hapur këtë, une besoj se është për shkak se disa njerëz duan ta politizojnë këtë, duan ta përdorin atë si një argument në një fushatë politike përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian “.
Udhëheqësi konservator gjithashtu këshilloi Brukselin t’i kushtojë vëmendje klimës politike të Evropës, ndërsa partitë populiste, euroskeptike dhe nacionalist- patriotike, janë të vendosur për të fituar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të majit.
“Brukseli dhe Komisioni Evropian duhet të jenë shumë të hapur ndaj asaj që po ndodh në vende të ndryshme … Zëri i vendeve të ndryshme, dhe në veçanti vendet e Evropës Qendrore, do të duhet të dëgjohet shumë më qartë”, tha Morawiecki.
“BE-ja si institucion ka nevojë për reforma … dhe kur flas me kryeministrat e vendeve të tjera, shumica e tyre pajtohen se nevojitet një reformim serioz i procedurave dhe institucioneve, por të gjithë presin për zgjedhjet evropiane”, shtoi ai.
Veritas.com.al/